Burgu i Burrelit ishte një burg i një sigurie të lartë, i vendosur jashtë rrethinave të qytetit, në pjesën verilindore të vëndit. Gjatë regjimit komunist , aty mbaheshin te burgosurit politikë, duke përfshirë edhe klerikë, shumë prej të cilëve ishin akuzuar për armiqësi me partinë në pushtet dhe ju ishin dhënë dënime afat gjata. Midis të dënuarve ishin njerëz të dëgjuar si Koço Kota, Dom Simon Jubani, Atë Zef Pllumi, Atë Pjetër Mëshkalla, Atë Donat Kurti, Koço e Aqile Tasi, Gjergj Kokoshi, Suad Asllani, Arshi Pipa si dhe qindra të tjerë.
Dëgjoni anekdota
Në 1949 Amik Kasoruho arrestohet në moshën 17 vjecare sepse shkruan dhe shpërndan tek shokët e tij një trakt që kritikonte qeverinë. Si pasojë ai vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Gjatë kohës që Amiku ishte në burg, i jati i tij Qemal Kasoruho ekzekutohet pa gjygj bashkë me 21 intelektualë të tjerë në 1951. Pas burgut, bashkë me familjen jetoi për 27 vite në internim. Emigron në Itali në 1990 dhe i dedikohet publicistikës, studimeve, si dhe përkthimit të rreth gjashtëdhjetë librave në shqip, midis tyre Damka e Turpit, Harry Potter, Kodi i Da Vinçit, dhe Revolta e Atlasit. Shkroi gjërësisht mbi eksperiencën e tij në burg dhe në internim në romanin autobiografik Ikje Nga Trilli i Perëndive. Duke e ndarë kohën midis Shqipërisë dhe Italisë ai shërbeu si këshilltar kulturor i Presidentit të Republikës së Shqipërisë deri në vdekjen e tij në 2014.
Kampi i Spaçit ka qënë një vënd për punë të detyruar që ka funksionuar prej viteve 1968 - 1990. Ky kamp ndodhej në një zonë të largët malore në fshatin e Spaçit, ne Rrethin e Mirditës. Kampi ishte ndërtuar pranë minierave të bakrit dhe piritit ku të burgosurit punonin bashkë me minatorët në kushte të pa sigurta dhe me mjete primitive
Dëgjoni anekdota
Visar Zhiti është poet dhe shkrimtar që ka publikuar shumë volume letrare midis të cilave tre libra mbi kohën e tij kaluar ne burgun famëkeq të Spaçit në veri të Shqipërise si dhe ne burgun e Qafë Barit. Poezitë e tij në dorëshkrim u bënë shkak që të dënohet me 10 vjet burgim. Në 2013 u emërua Minister i Kulturës, gje e cila do te ishte e pa imagjinueshme në kohën e komunizmit. Kujtimet si dhe poezia e tij janë publikuar në mbarë botën dhe janë vlerësuar me cmime ndërkombëtare. Në intervistën e tij ai flet se si fakti i të shkruarit fshehurazi në burg, e ndihmoi atë t’i largohej realitetit fatkeq e mizor të rrethanave ku ndodhej.
Grabiani është një fshat i vogël bujqësor i përfshirë në krahinën e Lushnjes. Edhe ky fshat është pjesë e Myzeqesë, e ashtuquajtur hambari i Shqipërisë. Ashtu si dhe Savra, Gradishta dhe Gjaza, edhe Grabiani u bë qëndër internimi për të përndjekurit politikë dhe familjet e tyre. Lekë Tasi si dhe familja e tij jetuan në Grabian prej vitit 1975 - 1990 duke marë tre dënime prej 5 vjetësh njëri pas tjetrit.
Savra ndodhet vecse 3 km larg Lushnjes. Është një fshat i vogël që meret kryesisht me bujqësi , përfshihet në territorin e Myzeqese, zonës më pjellore të vendit. Ashtu si dhe fshatrat fqinje si Grabian, Gradishte, Plug, dhe Gjazë, Savra u bë qëndër internimi për të përndjekurit politike si dhe familjet e tyre. Ata që dërgoheshin në Savër e nxirrnin bukën duke punuar në bujqësi. Familja e Simon Mirakës jetoi në Savër nga 1954-1969.
Dëgjoni anekdota
Simon Miraka është kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë. Në vitin 1945, kur ai ishte një foshnje dy muajshe, familja e tij u internua në Berat. Më pas, në Savër dhe në Gjazë të Lushnjes. Ai ka bërë 45 vjet internim. Po të mbledhësh vitet e burgut dhe të internimit të familjes dhe të farefisit të tij dalin 945 vite.
Në 1945, pasi komunistët erdhën në fuqi, në këtë qytet, u hapen 13 burgje duke përfshirë dhe zyrat e sigurimit të shtetit. Gjatë periudhës para gjyqësore, të burgosurit pyeteshin dhe shpesh torturoheshin që të pohonin aktivitete që i kishin apo edhe nuk i kishin kryer. Këto sesione pyetjesh mund të zgjasnin me orë duke i marë të ndaluarit nga zyrat e sigurimit në qeli e anasjelltas. Një nga këto burgje ishte vendosur në territorin e Urdhërit Françeskan ku më parë strehoheshin anëtarët e urdherit katolik. Sot ish zyrat e sigurimit të shtetit si dhe burgu aty pranë janë kthyer në një muze që dëshmon për krimet e diktaturës.
Dëgjoni anekdota
Sami Repishti lindi në Shkodër në 1925. Në vitin 1946, u arrestua dhe pas 14 muaj torturash nga ish sigurimi i shtetit, u dënua me 15 vjet burgim dhe punë të detyruar, nga të cilat ai beri 10. Në vitin 1959, aratiset në Jugosllavi dhe më vone, në 1962, emigron në SHBA. Midis të tjerash, ai ka botuar dy libra: Pika Loti dhe Nën Hijen e Rozafës ku përshkruan jetën e tij dhe të bashkëvuajtësve në burg dhe nëpër kampe pune. Profesor Repishti ka qënë pjesëmarës aktiv në jetën e bashkësisë Shqiptaro-Amerikane si dhe bashkëthemelues i disa organizatave Shqiptaro-Amerikane.
Gjaza është një fshat i vogël bujqësor i përfshirë në krahinën e Lushnjes. Edhe ky fshat është pjesë e Myzeqesë, e ashtuquajtur hambari i Shqipërisë. Ashtu si dhe Savra, Gradishta dhe Grabiani, edhe Gjaza u bë qëndër internimi për të përndjekurit politikë dhe familjet e tyre. Familja e Simon Mirakës jetuan në Gjazë prej vitit 1969 - 1990.
Dëgjoni anekdota
Simon Miraka është kreu i Shoqatës së ish të Përndjekurve Politikë. Në vitin 1945, kur ai ishte një foshnje dy muajshe, familja e tij u internua në Berat. Më pas, në Savër dhe në Gjazë të Lushnjes. Ai ka bërë 45 vjet internim. Po të mbledhësh vitet e burgut dhe të internimit të familjes dhe të farefisit të tij dalin 945 vite.
Kalaja e Ali Pashës në Porto Palermo, e ndërtuar nga Venecianët, ka funksionuar si vënd internimi për reth 91 veta. Ndër ta ka qënë dhe Fatbardh Kupi. Sipas tij, kalaja nuk ishte e përshatshme për të strehuar njerëz për shkak të lageshtirës dhe erës. Qeveria e zgjodhi vëndin sepse mungonte infrastruktura si dhe për sugurinë që ofronte.
Dëgjoni anekdota
Fatbardh Kupi kaloi pjesën dërmuese të jetës së tij në internim dhe burg. Viktimë e pafajshme e persekutimit të regjimit komunist vetëm sepse ishte i biri i Abaz Kupit, kapiteni i xhandarmërisë së Krujës gjatë monarkisë, si dhe Kryetar i Lëvizjes për Legalitet. Që nga mosha 16 vjeç deri në moshën 60, ai ka kaluar në disa vënde të ndryshme burgime dhe internimi ndër to 5 vite burg në Tiranë, më vonë në Porto Palermo, Tepelenë, Grabian, Gradisht, Qafë Bar, Bulqizë, dhe mbasi del nga burgu për herë të dytë, nëpër fshatrat e Lushnjes ku bashkohet me familjen e tij.
Kampi i Tepelenës ka funksionuar nga viti 1949 deri në 1954. Në këtë kamp u vendosën familje të kundërshtarëve politik të ardhura nga veriu, ndër to familjet Miraka dhe Kupi. Afërsisht 2,500 deri në 4,000 njerëz kanë qënë internuar në Tepelenë, të shpërndarë në 4 kazerma të ngritura nga ushtria italiane gjatë luftës së dytë botërore. Shumicën e përbënin fëmijët, gratë, dhe pleqtë. Ushqimi ishte i pakët dhe me krimba. Puna e detyruar, që përfishnte burra dhe gra 15 vjeç e sipër, ishte e vështirë. Gratë mblidhnin dhe transportonin pleh dhe dru mbi kurriz, kurse burrat prisnin dhe transportonin trupa për minierën. Oborri i kampit ishte i mbushur me predha të mbetura nga lufta italo-greke, të cilat shpërthenin herë pas here kur të internuarit ndiznin zjarre për të gatuar apo për të zjerë roba në kazan. Sipas dëshmive të ish-internuarve, trupat e të vdekurve janë lëvizur tre herë, dhe nuk gjenden më mbasi eshtrat i ka marë lumi i Bënçës.
Dëgjoni anekdota
Fatbardh Kupi kaloi pjesën dërmuese të jetës së tij në internim dhe burg. Viktimë e pafajshme e persekutimit të regjimit komunist vetëm sepse ishte i biri i Abaz Kupit, kapiteni i xhandarmërisë së Krujës gjatë monarkisë, si dhe Kryetar i Lëvizjes për Legalitet. Që nga mosha 16 vjeç deri në moshën 60, ai ka kaluar në disa vënde të ndryshme burgime dhe internimi ndër to 5 vite burg në Tiranë, më vonë në Porto Palermo, Tepelenë, Grabian, Gradisht, Qafë Bar, Bulqizë, dhe mbasi del nga burgu për herë të dytë, nëpër fshatrat e Lushnjes ku bashkohet me familjen e tij.
Duke filluar në vitin 1943, Burgu i Ri, siç quhej Reparti 313, shërbeu për burgimin dhe izolimin e atyre që regjimin komunist i konsideronte armiq. Burgu ishte i përbërë nga qeli dhe kausha, siç janë quajtur dhomat ku rinin grupe me të burgosur.
Hear anecdotes from Tiranë
Islam Spahiu is a former art teacher, writer and translator of works by Dostoyevsky, Kandinsky, and Nietzsche. He has published translations of Dostoyevsky’s White Nights and an anthology of European poets. His thirst for knowledge led him to engage in activity deemed illegal under the communist regime.
Midis viteve 1945 dhe 1990 ishin afërsisht 100 burgje, kampe pune, si dhe vende internimi në Shqiperi. Këto ishin ndarë në tre kategori: 1. Burgje të mbyllura ku të burgosurit shlyenin dënimin pa qënë të detyruar të punonin, 2. Kampet e riedukimit ku ata ishin të detyruar të punonin, dhe 3.Kampe “tela me gjëmba” që kanë ekzistuar deri në 1954. Ishin quajtur keshtu meqë ishin të rrethuar me tela me gjëmba. Mbas 1954, personat e internuar në keto kampe u transferuan nëpër fshatra dhe u strehuan nëpër baraka të ngritura posaçërisht për ta ndërsa punonin në bujqësi.
Për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe rritjes së arrestimeve gjatë viteve të para të regjimit, të dënuarit kanë vuajtur dënimet e tyre kudo në dispozicion, duke përfshirë ish-kazerma, magazina, kala si në Berat dhe Porto Palermo, dhe stalla. Të dënuarit krijuan një forcë të domosdoshme pune për vëndin që kishte nevojë të madhe për punë fizike për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës. Ata punuan nëpër fshatrat e Myzeqesë, si Savra, Grabiani, dhe Gjaza, për tharjen e kënetave në Maliq dhe Beden, për të krijuar tokë bujqësore të re, për ndërtimin e aeroporteve dhe rrugëve, dhe në minierat e Spaçit dhe Bulqizës. Kontributi i tyre është i pashlyeshëm.
Sot shume nga këto vënde po zhduken apo janë zhdukur. Themelet, muret e shkallët e rënuara janë të vetmet gjurma që kanë mbetur në vënde si Ballshi, Tepelena, dhe Spaçi. Për disa nuk ka evidence që të provojë që një kamp i tillë ka pas ekzistuar atje më parë për arsye të tregut të skrapit dhe nga negligjenca. Këto zera ndihmojne që të kujtohet e kaluara dhe t’u jepet jetë këtyre vëndeve. Ato sherbejne si një arkivë në rritje për historitë personale të personazheve tanë. Këtu ne përqëndrohemi në vëndet ku ata ishin izoluar nga regjimi.