Archive Of Memory

Shqipëria është pak e njohur për boten e jashtme. Atë që  shumica e të huajve dinë për të është  fakti që ajo vuajti 50 vjet nën regjimin komunist dhe se për 25 vitet e fundit ka kaluar gradualisht në një vënd të lirë e demokratik. Ajo që nuk dihet mirë është se populli shqiptar ishte nën mbikqyrjen vigjilente të regjimit të Enver Hoxhes, një diktature që izoloi vëndin, që kishte fuqinë në dorë dhe kontrollonte c’do gjë që konsumohej nga populli përfshire këtu informacionin, lajmet, faktet rreth regjimit dhe botës së jashtme. Që nga rënia e atij regjimi janë dhënë intervista të pa fundme, kujtime të shkruara mbi cfarë ndodhi në Shqipëri. Ata që mbijetuan, ata që jetuan gjatë kohës së tij, ata që u persekutuan apo u burgosën prej tij së fundi mund të flasin dhe të dëgjohen pa patur më frikë.

Njëzet e pesë vjet mbas rënies së regjimit diktatorial të Hoxhës, nevoja për të kujtuar është po aq e madhe. Mbas disa vitesh nuk do të mbetën më ata që mbijetuan ferrin komunist. Burgjet si dhe kampet e punës që njëherë e një kohë ishin vëndet e strehimit të tyre po zhduken gradualist. Tullë mbas tullë, ato po i lënë vëndin tregut të skrapit. Nga larg duket sikur dikush po i fshin nga horizonti. Me kalimin e kohës mund të vijë një ditë kur do të bëhet më e lehtë të mohohet c’far ndodhi aty. Pa personat që përjetuan ato ngjarje, një pjesë e madhe e historise së Shqiperisë do humbasi meqënëse qëllimi i partisë ishte që të ushqente mitin e saj duke mos lënë vënd për histori të tjera si këto.

Ky projekt është për ata që mbajnë mënd apo kujtojnë të kaluarën si dhe për ata që tashmë e kanë harruar atë. Është një tentativë për të ruajtur kujtesën e atyre që akoma jetojnë, eshte nje koleksion ngjarjesh personale si dhe kujtimesh, historish të jetuara dhe të vëzhguara gjatë 50 vjet regjimi komunist në Shqiperi. Zërat që dëgjohen në këtë website janë ato të atyre që mbijetuan burgjet, kampet dhe vëndet e internimeve që mbajtën në robëri e mjerim me mijra njerëz. Keto copëza jete kombinohen për të krijuar një mozaik të një eksperiencë të jetuar i cili rrezaton dritë në ato vite të errëta të diktaturës komuniste.

Ndërsa ky projekt nuk ka për qëllim të paraqesë tërë odisenë e internimeve e burgimeve si dhe të vuajtjeve nën diktaturë sepse nuk ka libër, film apo vepër arti që të paraqesë katercipërisht abuzimin dhe shkeljen e të drejtave njerëzore që ndodhën nën atë regjim, këto histori personale tregojnë se humanizmi i këtyre viktimave mbeti i paprekur pamvarësisht dhunës, çvendosjeve dhe padrejtësive që ju ndodhën atyre.

Ky projekt paraqet një arkivë të pasur dëshmish që flet për eksperiencën personale të cdo dëshmitari. Qëllimi ynë i largët është ta shtojmë këtë arkivë. Ne duam që kushdo që ka një histori të ngjashme ta ndajë me ne. Për më shumë informacion, ju lutemi klikoni më sipër.

Dëgjoni Tani